SINGAPORI
Singapori zyrtarisht Republika e Singaporit është një qytet-shtet ishullor sovran në Azinë Juglindore. Ai shtrihet pranë skajit jugor të Gadishullit Malaja dhe është 137 km në veri të ekuatorit. Territori i vendit përbëhet nga ishulli në formë rombi, zakonisht të referuara si Ishulli i Singaporit (anglisht: Singapore Island dhe malajzisht: Pulau Ujong), dhe më shumë se 60 ishuj të vegjël. Singapori ndahet nga Malajzia gadishullore nga Ngushtica e Johorit në veri dhe nga Ishujt Riau të Indonezisë nga Ngushtica e Singaporit në jug. Vendi është i urbanizuar shumë. Territori i vendit zgjerohet vazhdimisht përmes bonifikimit, krijimit të tokës nga deti.
Ishujt u banuan në shekullin e dytë dhe më i përkisnin një serie perandorish lokale. Singapori modern u themelua në 1819 nga Sir Stamford Raffles si një pikë tregtare e kompanisë India Lindore me leje nga Sulltanati i Johorit. Britanikët morrën sovranitetin mbi ishullin në 1824 dhe Singapori u bë një nga Vendbanimet britanike të Ngushticave në 1826. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Singapori u pushtua nga japonezët. Ai e deklaroi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1963 dhe u bashkua me territoret e tjera britanike për të formuar Malajzinë, nga e cila u përjashtua dy vjet më vonë me anë të një akti unanim të parlamentit. Që atëherë, Singapori është zhvilluar me shpejtësi, duke fituar njohjen si një nga Katër Tigrat Aziatikë.
Singapori është një qendrat më të mëdha tregtare në botë, me qendrën e katërt më të madhe financiare dhe një nga pesë portet më të ngarkuara. Ekonomia e tij e globalizuar dhe e larmishëme varur shumë nga tregtia, sidomos e prodhimit. Në termat e vlerës së fuqisë blerëse, Singapori ka të ardhurat për frymë të tretat më të larta në botë. Ai është ndër vendet e para në renditjen ndërkombëtare në lidhje me arsimin, kujdesin shëndetësor, transparencën e qeverisë, dhe konkurrueshmërisë ekonomike.
Singapori është një republikë parlamentare shumëpartiake. Partia e Veprimit Popullor ka fituar çdo zgjedhje që kur vetëqeverisja filloi në vitin 1959. Pak më shumë se pesë milionë njerëz jetojnë në Singapor dhe përafërsisht dy milionë kanë lindur jashtë Singaporit pra janë imigrantë. Popullsia e Singaporit është e shumëllojshme, por aziatikët etnike mbizotërojnë: 75 për qind e popullsisë është kineze, me pakica të rëndësishme të malajzianëve, indianëve dhe euraziatikëve. Singapori ka katër gjuhë zyrtare, që përfshijnë gjuhën angleze, gjuhën malajziane, gjuhën kineze, dhe gjuhën tamile, dhe vendi promovon multikulturalizmin nëpërmjet një sërë politikash zyrtare.
Comments
Post a Comment