Skenderbeu (Gjergj Kastrioti)

Gjergj Kastrioti (l. 6 maj 1405 – v. 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (nga osmanishtja: اسکندر بگ İskender Bey), ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar. Ai i shërbeu Perandorisë Osmane në vitet 1423–43 dhe pas largimit nga shërbimi i saj, ai udhëhoqi një luftë të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë (latinishtDominus Albaniae), dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare.[1]
Skënderbeu
Zot i Arbërisë (Dominus Albaniae)
Gjergj Kastrioti.jpg
BashkëshorteDonika Kastrioti
FëmijëGjon Kastrioti II
ShtëpiaCoa Kastrioti Family.svg Kastriotët
BabaGjon Kastrioti
NënaVojsava Tribalda
Lindi6 maj 1405, Principata e Kastriotit
Vdiq17 janar 1468
LezhëRepublika e Veneciës
VarrimiXhamia e Selimies
Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngrit sipas gradave, duke kulminuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i KrujësSvetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444, ai u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë në atë që sot është Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve.[2] Për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 anëtarëshe e Skënderbeut luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara.[3] Gjë për të cilën u admirua.[4]
Në vitin 1451, ai njohu de jure suzerenitetin e Mbretërisë së Napolit nëpërmjet Traktatit të Gaetës, për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai mbeti një sundimtar de facto i pavarur.[5] Në vitet 1460–61, ai mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të Ferdinandit I të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të papa Piut II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me venedikasit ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.
Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj osmanëve myslimanë. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet si heroi kombëtar i tyre, trashëgim e të cilit është e dukshme në të gjithë trevat shqiptare.

Comments

Popular Posts