analize nga nxenesi kengete pakendueme

Kangët e pakëndueme”,kodi i artit elitar ndryshe Korifeu i Kohёs sё Njeriut

Kadri Ujkaj
Ese­
Si gjithnjё krejt e veçantё ardhja drejt nesh e Migjenit nga lartёsia e Kullёs sё Babilonit “ku do tё ngjitej qё tё mund tё hynte nё zemrёn e Kohёs sё Njeriut” kur vёllai i tij shqiptar pёrçudnisht ende nuk po arrin tё mposhtё Kullёn e Arkapiave nё gjithё zotёrimin e qenies sё Tij brenda atij projekti tё vetvehtes qё poeti do ta plazmonte si  ”Ngadhnim, ndёrgjegje dhe mendimi tё lirё” nё hapёsirat postmoderne me zot vetvehten.
Pa më të voglin dyshim si njëri ndër më viganët “e letrave“shqipe , ,kodi i veprёs migjeniane vjen si kodi postmodern i fjalës si  oponencё e pёrjetshme ndaj “sorrave tё smueme”,depersonalizimit,qё po kaq pёrçudnisht vazhdojnё tё mbajnё peng rrugёtimin tonё fatlum drejt realizimit tё vetvehtes. Pikёrisht pёr kёtё ardhja e tij vazhdon tё jetё si ardhje e poetit tё “sё ndaluarёs”,si poeti i pezmit tё ri qytetar,si korifeu i letёrsisё sё madhe  nё mjedisin tonё sa letrar ,sa civil akoma tё pa arrirё.
”Kur fёmija nuk di tё kundёrshtojё prindin e vet ai quhet psikologjikisht i sёmurё, kur njё komb humbet shpirtin e opozicionit civil brenda vehtes, ai quhet primitiv”thonё psikologёt postmodernё.
Nё kёtё sens ёshtë shumë domethënës fakti që edhe në momentin kur vdiq Migjeni u përcoll në një formë shumë të vakët nga kritika letrare e kohës.Mjerisht një koincidencë me të sotmen ,çka dëshmon se thellësia migjeniane, po aq sa nuk do të arrihej “të lexohej” nën muzikën monotone të vargut klasik shtatё dekada më parë,po aq nuk po arrihet “të lexohet” në kohën tonë,në klimën e një provincializmi ekstrem, me kapacitet kompromentues kultkonformist postmodern deri në dhimbje.
Në këtë kontekst aq më pak mund të pritej të dekodifikohej poezia e tij e cila me aq dinjitet qëndron përkrah poezisë emblematike botërore.Migjeni,si një poet elitar vjen mes nes  nё kёtё pёrvjetor tё lindjes sё tij me mesazhin kuptimplotë :
Arti i vërtetë u takon elitave Arti si i tillë është dhe  mund të jetë vetëm si një ” kangë e pakëndueme”apo si kushtrim i Kohёs sё Njeriut,por kurrësesi si “vepër e masave”,apo urdive të llastuara të konformizmit të frikshëm nё tërë thelbin e tij si “palca” e ADN­së, në epokën e individiumit të njeriut të lirë, që aspiron dhe mund  të realizohet vetëm në hapësirën “pakufi”  brenda vehtes..Ja thelbi estetiko­filozofik të cilin na ofron opusi i veprës së Migjenit,kёtij poeti me njё profil tё kthjelltё postmodern
Duke kujtuar gjenialitetin e Konicës,”aristokratit që edhe kur shau,ashtu si vetëm ai dinte të shante” Profesor Arshi Pipa pohon:”I vetëdijshëm për epërsinë e vet nuk duronte që ndokush të mos ia njihte atë. Të kishte pasë rrufena si Zeusi do të kishte shigjetua ata që nuk e adhuronin”.Dhe Konica kishte plotësisht të drejtë insiston Profesor Arshi Pipa kur kujton se mjeshtri i fjalës,kritiku brilant dhe stilisti i rrallë ”ndërmjet anadollakëve e sharlatanëve  ishte një fenomen anakronik.
“ Kujt me i folë për art,anadollakut në mësallë”­përfundon  Prof.Pipa?(Tirana Observer, 29.01.2009)Një paralelizëm i shkëlqyer mes dy epokave: Asaj të viteve 30­të dhe të sotmes sonë të sharlatanëve e anadollakëve postmodern ,paçka se vegjetojnë departamenteve të “letrave”shqipe,të cilët “thjesht pse kanë mësue me shkarravitë dy harfe shqip na mbahen për reformatorё gjuhe”do të tallej Konica.

Comments

Popular Posts